RDK anulon aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu
23 gusht 2026
| 18:21
Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin para Qeverisë në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu.
“Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se anulohet aksioni simbolik i Rinisë Demokratike të Kosovës, i cili ishte planifikuar të mbahej sot, në orën 17:00, para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.
Aksioni është anuluar në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu.
Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë.
Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e Altinit, për këtë humbje të rëndë”, thuhet në komunikatë.



