Ceferin përjashton mundësinë e kandidimit për president të FIFA-s

24 gusht 2026 | 15:21

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për president të FIFA-s, por ka paralajmëruar se Gianni Infantino mund të përballet me një kandidat kundër tij në zgjedhjet e marsit.

Ceferin ka thënë se nuk është i interesuar për postin e kreut të FIFA-s, duke theksuar se dëshiron të vazhdojë punën në UEFA dhe të ketë më shumë kohë për jetën personale.

Ndërkohë, Infantino po përballet me presion lidhur me planet e diskutueshme për sigurimin e investimeve private në turnetë e FIFA-s. Disa konfederata kontinentale e kanë kritikuar ashpër, ndërsa UEFA më herët kishte paralajmëruar edhe bojkot.

Ceferin ka thënë se Infantino ka dy mundësi: të kuptojë se nuk e ka mbështetjen e nevojshme dhe të largohet, ose të garojë në zgjedhjet e marsit.

“Nëse shkon në zgjedhjet e marsit, mendoj se do të ketë një kandidat kundër tij. Nuk e di ende se kush”, ka thënë Ceferin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka biseduar me Infantinon që nga fillimi i polemikave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se “Ora e Pritjes”…