Manchester Unitedi shpreh interesim për Balde

25 gusht 2026 | 11:21

lejandro Balde mund të largohet nga Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi mbrojtësi spanjoll është i hapur për një transferim te Manchester United

Sipas ESPN, 22-vjeçari është bërë një nga objektivat e klubit anglez, i cili po kërkon përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes.

E ardhmja e Baldes në Barcelonë është vënë në pikëpyetje pasi ai nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e parë të La Ligës ndaj Elches.

Trajneri Hansi Flick deklaroi se lojtari kishte nevojë të “qartësonte kokën”.

Ndërkohë, Manchester United ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit përmes përfaqësuesve të lojtarit.

Balde ka ende kontratë me Barcelonën, por situata aktuale mund ta bëjë të mundur largimin e tij.

Nëse United vendos të bëjë ofertë zyrtare, ditët e fundit të afatit kalimtar mund të jenë vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Lovato, edhe një herë, ka ekspozuar format e saj…