Hendbollistët e Kosovës humbin nga Egjipti

25 gusht 2026 | 12:57

Hendbollistët e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të martën paradite, Kosova pësoi me rezultat të thellë, 42:21 nga Egjipti, që vlerësohet favorit i turneut të hendbollit.

Vetëm në fund të pjesës së parë hendbollistët kosovarë ishin të barabartë në fushën e lojës. Pjesa e parë përfundoi 17:14 për Egjiptin, që në pjesën e dytë dominoi plotësisht për fitore me plot 21 gola dallim.

Lojtarët e Kosovës kishin shumë gjuajtje të pasuksesshme e gabime teknike.

Të dielën, Kosova pësoi 39:23 nga Italia. Të enjten është ndeshja e Kosovës me Portugalinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave…