Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet R.H. dhe Q.H., të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se nga 22 tetori 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, në sasi prej 0.22 deri në 0.50 gramë.
Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë të përgjithshme prej 1.7 gramësh, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy telefona mobilë dhe 1 700 euro para të gatshme.
Pas ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohen dhe t’u shqiptojë dënimin e paraparë me ligj.



