Vdes Mehdi Mehmeti, legjenda e volejbollit të Kosovës
Ka vdekur Mehdi Mehmeti, një prej figurave të respektuara të volejbollit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmeti.
Mehdi Mehmeti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e volejbollit kosovar, duke shërbyer ndër vite si trajner dhe udhëheqës sportiv.
Ai ishte i angazhuar në volejbollin e meshkujve dhe të femrave, ndërsa përvoja dhe përkushtimi i tij kanë kontribuar në zhvillimin e këtij sporti dhe edukimin e gjeneratave të reja.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në emër të institucionit ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin sportiv.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për Mehdin. U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.



