“Liria ka emër” me mesazh të qartë: UÇK-ja mbi partitë politike (video)

25 gusht 2026 | 16:44

Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë folur për marshin e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”, Hoxha tha se shpreson që ky të jetë marshimi i fundit që lidhet me procesin gjyqësor në Hagë.

“Uroj që, në lidhje me çështjet dhe procesin e Hagës, të jetë takimi ynë i fundit dhe mbledhja jonë e fundit”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka theksuar se platforma “Liria ka emër” do të vazhdojë aktivitetin edhe pas përfundimit të këtij procesi, por në një format tjetër, me fokus në dokumentimin dhe ruajtjen e kujtesës kolektive për luftën e Kosovës.

Ndërsa Ismail Tasholli, ka thënë se qëllimi kryesor i platformës ka qenë gjithmonë unifikimi shoqëror rreth luftës për liri.

“Gjithmonë e kemi pasur këtë pikënisje të unifikimit, duke nënkuptuar që UÇK-ja është projekti që na bashkon, jo që na ndan”, ka thënë Tasholli.

Sipas tij, UÇK-ja duhet të shihet përtej përkatësive politike.

“UÇK-ja, përtej secilës parti politike, është ngjarja më e rëndësishme ndër shekuj për shqiptarët dhe ky parim duhet të na bashkojë”, është shprehur Tasholli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj ka kujtuar prijësin dhe strategun…