Vajzat e Kosovës në volejboll mposhten nga Turqia në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’

26 gusht 2026 | 15:56

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra e ka përmbyllur pjesëmarrjen historike në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me humbje ndaj Turqisë.

Volejbollistet kosovare janë mposhtur nga Turqia me rezultat 3–0, me sete 25:17, 25:17 dhe 25:18.

Pavarësisht humbjes, Kosova kishte siguruar më herët dy fitore në këtë garë. Fillimisht, vajzat kosovare triumfuan ndaj Algjerisë me rezultat 3–0, ndërsa më pas mposhtën Maqedoninë e Veriut 3–1.

Federata e Volejbollit të Kosovës e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e ekipit në pjesëmarrjen e parë në histori në Lojërat Mesdhetare.

“Volejbolli e arsyetoi prezencën e parë ndonjëherë në Lojërat Mesdhetare me dy fitore dhe një përfaqësim dinjitoz”, thuhet në reagimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Me dy fitoret e regjistruara dhe paraqitjen në një ngjarje të madhe ndërkombëtare, përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me sukses një kapitull të rëndësishëm në historinë e volejbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur aksionin…