Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kompanitë e pastrimit duhet të organizohen në bazë të regjioneve dhe komunave, në mënyrë që secila komunë të ketë ekipin e saj dhe të jetë përgjegjëse për pastrimin e zonave që mbulon.
Rama është shprehur se një organizim i tillë do të ishte zgjidhja më e mirë për menaxhimin e pastrimit, pasi përgjegjësia do të ishte e qartë për secilën komunë.
“Mënyra më e mirë për secilin qytet është që pastrimi të krijohet në bazë të regjioneve, në bazë të komunave, secila komunë ta ketë ekipin e vet, të jetë përgjegjëse 100% për ekipin e vet dhe të jetë përgjegjëse për pastrimin e zonave të veta. Këto janë ato për të cilat diskutuam, për të cilat jemi në një vijë, pra 100%”, ka thënë Rama.
Çështja e menaxhimit të mbeturinave dhe rolit të kompanive publike e private ka qenë prej kohësh pjesë e diskutimeve në Prishtinë dhe komunat përreth.



