Nxënësja e gjen dhe e dorëzon kuletën me para në polici

27 gusht 2026 | 13:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 25.08.2026, rreth orës 20:45, në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren, është dorëzuar një kuletë të humbur nga një qytetar.

Kuleta ishte gjetur në rrugën ‘Ekrem Rexha’ nga nxënësja e shkollës së ekonomisë O.T, e lindur më 2011. Ajo, së bashku me prindin e saj, e solli menjëherë kuletën me para dhe dokumente në stacionin policor.

Në portofol gjendeshin të holla dhe dokumente personale të qytetarit.

Përmes dokumenteve identifikuese, policia arriti të kontaktojë pronarin, i cili u paraqit në stacion dhe e mori portofolin e tij.

Ai shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetares si dhe për angazhimin e policisë.

Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke dëshmuar se ndershmëria dhe solidariteti janë vlera që forcojnë besimin dhe sigurinë në komunitet.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Netflix ka konfirmuar filmin e David Fincher, në të cilin…