Flicku e grumbullon Rodrin për herë të parë, Barça me një mungesë të madhe ndaj Bilbaos
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e së enjtes ndaj Athletic Bilbaos në “Camp Nou”.
Rodri Hernández është grumbulluar për herë të parë dhe pritet ta bëjë debutimin e tij me fanellën e Barcelonës.
Në listë është rikthyer edhe Alejandro Balde, i cili mungoi në ndeshjen e parë ndaj Elches, ndërsa Xavi Espart do ta mbajë fanellën me numrin 12 pas promovimit të tij në ekipin e parë.
Mungesa më e rëndësishme është ajo e Gavit. Mesfushori spanjoll e ka pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Athleticos.
Gavi i bashkohet kështu Frenkie de Jongut dhe Roony Bardghjit në listën e lojtarëve të lënduar.
Flick i ka përfshirë sërish në skuadër edhe disa prej talenteve të rinj, si Eder Aller, Bryan Fariñas dhe Hamza Abdelkarim.
Lista e Barcelonës
Portierë: Joan García, Szczęsny, Eder Aller.
Mbrojtës: Cancelo, Balde, Cubarsí, Xavi Espart, Christensen, Gerard Martín, Koundé, Eric García.
Mesfushorë: Fermín López, Pedri, Rodri, Dani Olmo, Marc Bernal, Bryan Fariñas.
Sulmues: Lamine Yamal, Raphinha, Adeyemi, Gordon, Hamza Abdelkarim.
Rodri pritet t’i marrë minutat e para me Barcelonën në këtë takim.
Flick kishte konfirmuar më herët se mesfushori do t’i luajë disa minuta ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa trajneri gjerman e ka theksuar rëndësinë e tij për kontrollin e lojës dhe posedimin e topit.
Barcelona vjen në këtë sfidë pas fitores së thellë 5-0 ndaj Elches në javën e parë të La Ligës, ndërsa Bilbao e nisi sezonin me humbje 1-3 nga Sevilla.



