Haradinaj për 16 shtatorin: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre

27 gusht 2026 | 22:08

Daut Haradinaj ka folur për seancën e radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, e cila pritet të mbahet më 16 shtator në Hagë.

Haradinaj tha se, duke besuar në drejtësi, pret pafajësinë e të akuzuarve, teksa theksoi se i njeh personalisht shumicën prej tyre.

“Personalisht, në rast se duhet me besu në kuptimin e drejtësisë së mirëfilltë, pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre. Kam qenë vetë në luftë, i njoh edhe personalisht të gjithë të akuzuarit dhe jam i bindur se 99 për qind e njerëzve të luftës janë më pak fajtorë se ata për çka akuzohen”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se kohëzgjatja e procesit dhe masat e ndërmarra ndaj të akuzuarve e shqetësojnë, por tha se duhet të ruhet optimizmi.

“Ndërgjegjja më thotë se një proces 5-6 vjeçar, me gjithë këtë shtrëngim masash, me gjithë ato sjellje agresive, mua më frikëson. Por prapë duhet me qenë optimist, prapë duhet me besu. Për çka na takon neve, çkado që na takon me bë për ata burra, kam me bë”, u shpreh Haradinaj në “Jehona Politike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën…