Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
28 gusht 2026
| 13:19
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, i cili akuzohej për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gjykatësja Edita Çanta ka deklaruar se Konjufca lirohet nga akuza për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm. Ndërkohë, akuza për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës ishte parashkruar.
Rasti ndaj Konjufcës ishte ngritur në vitin 2017 dhe, pas një aktgjykimi të mëparshëm lirues dhe vendimit të Apelit për rigjykim, sot Gjykata Themelore ka marrë sërish vendim në favor të tij.



