Kryeqyteti i Kosovës i shpall të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

28 gusht 2026 | 15:56

Një baner i madh me mbishkrimin “Në emër të qytetarëve të Prishtinës: Shpalleni të pafajshëm” është vendosur të premten në qendër të kryeqytetit të Kosovës.

Baneri është vendosur në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, të cilët po gjykohen në Hagë dhe vendimi ndaj tyre do të shpallet më 16 shtator. Mesazhi i vendosur në qendër të Prishtinës shpreh kërkesën për pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në Kosovë.

Në baner, përmes thirrjes “Shpalleni të pafajshëm”, qytetarëve u përcillet mesazhi i mbështetjes për katër krerët e UÇK-së, ndërsa kërkohet që ata të rikthehen në vend pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pretenduar se vendimi i…