Letër e hapur e një grupi intelektualësh për kryemyftiun Naim Tërnava dhe ipeshkvin Dodë Gjergji

29 gusht 2026 | 18:46

I nderuar Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava,
I nderuar Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, z. Dod Gjergji,
Ne, të poshtëshënuarit, ju drejtohemi me respekt, por edhe me shqetësim të thellë qytetar e kombëtar.
Prej vitesh po bëhemi dëshmitarë të një gjuhe gjithnjë e më fyese dhe përçarëse mbi baza fetare, veçanërisht në portale dhe rrjete sociale. Individë të besimit mysliman fyejnë besimin e krishterë dhe bashkëkombësit katolikë; në anën tjetër, individë të besimit katolik fyejnë fenë islame dhe bashkëkombësit myslimanë.
Kjo gjuhë duhet të ndalet.
Ajo nuk i shërben Zotit, nuk i shërben besimit dhe, mbi të gjitha, nuk i shërben kombit shqiptar.
Ju, si drejtues të dy institucioneve më të rëndësishme fetare në Kosovë, mbani një përgjegjësi të veçantë morale dhe shpirtërore. Fjala juaj dëgjohet. Qëndrimi juaj ka peshë. Prandaj sot nevojitet një zë i qartë, i fuqishëm dhe i përbashkët kundër çdo përpjekjeje për t’i ndarë shqiptarët sipas fesë.
Feja nuk duhet të bëhet ndarje mes shqiptarëve.
Historia jonë është dëshmia më e fuqishme për këtë.
Në momentet më të vështira të ekzistencës sonë kombëtare, shqiptarët nuk pyetën njëri-tjetrin se në cilën mënyrë i luten Zotit. Myslimanë e të krishterë qëndruan përkrah njëri-tjetrit në përpjekjet për liri, çlirim, pavarësi dhe shtetndërtim.
Sakrificat e brezave na sollën deri këtu. Sot shqiptarët kanë Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë. Këto arritje duhet t’i ruajmë si sytë e ballit.
Nuk duhet të lejojmë që atë që e bashkoi gjaku, sakrifica dhe historia, ta ndajë sot fanatizmi fetar apo gjuha e urrejtjes.
Për këtë arsye, ju bëjmë thirrje që autoriteti juaj të shndërroh et në një mesazh të qartë dhe të vazhdueshëm për besimtarët.
Le të dëgjohet në xhamitë e Kosovës thirrja që besimtari mysliman ta respektojë bashkëkombësin e tij katolik.
Le të dëgjohet në kishat katolike thirrja që besimtari katolik ta respektojë bashkëkombësin e tij mysliman.
Askush nuk e lartëson besimin e vet duke e fyer besimin e tjetrit.
Besimi i vërtetë nuk ka nevojë për urrejtjen e tjetrit për të dëshmuar forcën e vet. Respekti ndaj besimit të bashkëkombësit nuk është dobësi. Është dinjitet, qytetari dhe përgjegjësi kombëtare.
Kosova nuk duhet të harrojë as miqtë që i qëndruan pranë në ditët e saj më të rënda. Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ishte vendimtare për ndalimin e dhunës dhe dëbimeve masive të shqiptarëve, ndërsa prania e KFOR-it vazhdon të kontribuojë në sigurinë e vendit.
Prandaj, gjuha e urrejtjes ndaj feve, kulturave dhe popujve me të cilët shqiptarët kanë ndërtuar miqësi dhe aleanca historike nuk është vetëm e gabuar moralisht; ajo është edhe në kundërshtim me interesin afatgjatë të Kosovës.
Shqiptarët kanë nevojë për më shumë bashkim.
Ne nuk po ju kërkojmë të heshtni për dallimet tona. Po ju kërkojmë që këto dallime të mos lejohen të shndërrohen në urrejtje.
Nuk po ju kërkojmë që njëri besim t’i afrohet tjetrit duke humbur identitetin e vet. Përkundrazi: secili le ta ruajë besimin e tij me dinjitet, duke respektuar njëkohësisht të drejtën dhe dinjitetin e tjetrit.
Ne dhe shumë shqiptarë të tjerë, myslimanë e të krishterë, do të qëndrojmë përkrah çdo përpjekjeje që mbron harmoninë ndërfetare dhe unitetin tonë kombëtar.
Sepse kjo çështje nuk u përket vetëm imamëve dhe priftërinjve. Ajo na përket të gjithëve.
Na përket të gjithë atyre që e duan Kosovën.
Na përket të gjithë atyre që e duan Shqipërinë.
Na përket të gjithë atyre që duan që brezat e ardhshëm të shqiptarëve të jetojnë së bashku, me respekt dhe pa urrejtje fetare.
Besimi duhet ta afrojë njeriun me njeriun, jo ta ndajë atë.
Marrëdhënia me Zotin nuk mund të ndërtohet mbi urrejtjen ndaj bashkëkombësit. Dhe dashuria për kombin nuk mund të kërkojë mohimin e besimit të askujt.
Historia na ka mësuar se kur shqiptarët kanë qenë të bashkuar, kanë mundur t’u bëjnë ballë edhe sfidave më të mëdha.
Prandaj, sot mesazhi duhet të jetë i thjeshtë dhe i fuqishëm:
Një komb, Besime të ndryshme. Respekt i ndërsjellë. Një e ardhme e përbashkët.
Me këtë bindje dhe me shpresën se zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm në mbrojtje të harmonisë ndërfetare dhe bashkimit ndërmjet shqiptarëve, ju përshëndesim me respekt vëllazëror.
Prishtinë, 28.08.2026
Të poshtëshënuarit

Nënshkrues nga brenda e jashtë Kosovës

1.Xhevat Hasani : Doktor i shkencave të mjekësisë, publicist, autor i disa librave, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtar
2. Bedri Halimi : Agronom, ish i burgosur poltikë, publicist, gazetar dhe autor i shumë librave
3. Prof. Dr. Shyqri Galica, kryetar i LSHK-së
4. Agush Buja :Veprimtar i i LPK-së, veprimtar i « Fondit « Vendlindja Thërret », i autorizuar për sigurimin e logjistikës së UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare
5. Mehmet Bislimi : Kimist dhe ekonomist, ka dhënë kontibute për UÇK-në
6 Nasim Hajradinaj : Veprimtar i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, njëri nga nismëtarët e pajtimit të gjaqeve në vitin1990, ish-Ushtar i UÇK-së, përaqsues i Shtabit të UÇK-së për Betejen e Kosoharës, nënkryetar i OVL/UÇK-së në nivel të Kosovës. ish i burgosur i Dhomave speciale të Kosovës në Hagë.
7. Prof. dr. Begzad Baliu, albanolog
8. Fatmir Salihu : Gjuhtar, ish i burgosur poltik, propagandues i çështjes së Kosovës ne Zvicër, veprimtar i hershëm i çëstjes Kombëtare
9. Xhemail Selimi : Ushtar i UÇK-se në Kosovë dhe i UÇK-së në Maqedoni, vetreran dhe invalid luftës
10. Xhevat Gjini : Kryetar i Shoqërisë Lëvizja – Dega në Kosovë, veprimtar i çështjes kombëtare
11. Salih Sefa : Mjekë, ish i burgosur politik, ish-konsull i konsullatës së Kosovës në Cyrih, veprimtar i çështjes kombëtare
12. Sejdi Gega : Ingjinier i teknologgjisë, ish i burgosur politik, kryetar i Shoqërisë « Lëvizja »dega jashtë vendit, autor i dy librave për LPK/UÇK
13. Murat Bytyq : Historian, veprimtar i çështjes kombëtare, ish i bugosur politik, veprimtar i UÇK-së në prapavijë
14. Nadire Bytyqi :Pedagoge, Pjesëmarrse e demontratrave të rë viteve të 80 -ta për bërjen e Kosovcës Republikë.
15. Petrit Bytyqi : Veprimtar i çështjes kombëtare, veprimtar i fondit « Vendlindja Thërret », parapavijë e Luftës Çlirimtare të Kosovës,
16. Isuf Sherifi: Gjuhtar, veprimtar i çështjes kombëtare, poet (autor i disa librave me poezi)
17. Hajdar Paçarada : Arkkitet, publicist, eseist, veprimtar i hershëm i çëshrjes kombëtre
18. Skënder Hajdari : Ish i burgosur politik, veprimtar i çështjes kombëtare, teknopoligraf, faques i shumë librave me karakter kombëtar
19. Nysret Hajdari : Ish i burgosur politik, veprimtar i çështjes kombëtare, autor i dy vëllimeve me kujtime
20. Jeta Hajra : Gjuhtare, aktiviste e çështje kombëtare në ShBA,
21. Jashar Balaj: Historian, i perndjekur poltik, pjesëmarres në demonstratat e viteve të 80-ta, veprimtar i çështjes kombëtare
22. Agim Sylejmani :Ish i burgosur poltik, publicist dhe autor i disa librave, veprimtar i çështjes kombëtare
23. Tone Berisha : Veprimtare , shperndarëse e ideve perparimtare, përkrahëse UÇK-së
24. Afrim Emini – Psikiatër; veprimtar i çështjes kombëtare
25. Kadri Rexha : sh i burgosur politik, pblicist, autor i disa librave, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtar
26. Esat Halili : Ish i përndjekur politike, veprimtar i fondit « Vendlindja Thërret », i angazhuar per logjistikën e UÇKs në te tri luftat e bera brenda viteve 1998-2001
27. Zeqrija Jakupi : Ish-luftëtar i UÇK- në Maqedoni dhe invalid i luftës
28. Gëzim Osmani : Veprimtar i çështjes kombëtare ; kontribues në luften e UÇK-së
29. Vaxhid Sejdiu : Doktor i shkencave filologjike, veprimtar i çështjes kombëtare, ka dhënë kontribue për arsimin shqip në Zvicër
30. Nuri Behxheti : Historiasn, veteran i Luftës Çlirimtare të Kosovës
31 Jashar Balaj: Historian, i perndjekur poltik, pjesëmarres në demonstratat e viteve të 80-ta, veprimtar i çështjes kombëtare
32. Osman Osmani : Ish i përndjekur politik i viteve të 80-ta, veprimar i çështjes kombëtare jashtë vendit
33. Faik Latifi :Ekonomist, Ish i burgosur politik, veprimtar i çështjes kombëtare
34. Karanfil Ahmeti :Përkrahes i UCK-së dhe kontribues në fondin « Vendlindja Thërret »
35. Hysni Hoxha : Jurist, veprimtar i çështjes kombëtare, ish i burgosur poltikë
36. Feti Hasani : Historian, ish i burgosur politik, ish-ushtar i UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare
37. Ylber Hasani : Ing. i Elktroteknikës, hulumtues në një Institucion Ndërkombëtar të Vjenës, veprimtar i çështjes kombëtar

Nënshkrues nga Shqipëria
38. Ornela Radovicka : Publiciste, studiuese e gjuhësisë, historisë dhe e traditave të arbreshëve të Italisë
39. Sylejman Kovaçi – Udhëheqës i bazës së UÇK-së së Kosovës në Kukës gjatë viteve 1998-1999, udhëhqës i bazës së UÇK-së së Maqedonisë në Kukës gjatë vitit 2001,
40.Gëzim Goçi : Ushtarak i lart Kolonnga Shqipëria, Kontibues i lutës së UÇK-së, Drejtor i Kufijve të Shqiperisë gjatë luftës në Kosovë, Pedagog i në Akademin e Sigurisë së Shqipërisë

Nënshkrues nga Maqedonia
41. Xhevat Ademi : Ish i burgosur politik, drejtues në radhet e UÇK-së në Maqedoni,
ish- kryetar i shoqates së të burgosurve politik në Maqedoni, gazetar, deputet në shumë mandate në parlamentin e Maqedonisë,
42.Trëndelina Jaha : Pjesüemarrëse në demonsratat e vitit 1981për bërjen e Kosovës Republikë, ish e burgosur politike, veprimtare e çështjes kombëtare
43. Fadil Bajrami : Ish i burgosur poltik, ish-deputet i parlamentit të Maqedonisë, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare
44. Kastriot Rexha : Mjek, prof. në universitetin e Tetovës, ish i burgosur politik, ish deputet në parlamentin e Maqedonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë - Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka prezantuar sot…