PDK dhe Aleanca sërish bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës
31 gusht 2026
| 08:09
Deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Këtë herë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Skënderajt dhe Istogut.
Ata në orët e mëngjesit kanë shkuar para objektit të qeverisë.
Edhe në javët e kaluar deputetët e kësaj partie kanë bllokuar hyrjen e qeverisë.








