Edhe në Rahovec nisi “Ora e Pritjes” për çlirimtarët
31 gusht 2026
| 12:00
Edhe Komuna e Rahovecit ka lansuar “Orën e Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që po gjykohen në Hagë.
Aktiviteti është pjesë e nismës së platformës qytetare “Liria ka Emër”, e cila po zhvillohet nëpër komunat e Kosovës nën moton “Kosova po pret”.
Rikujtojmë se më 12 shtator nga ora 14:00 në Sheshin ‘’Skënderbeu’’, në Prishtinë do të mbahet Marshi për Liri, në prag të vendimit të 16 shtatorit për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.



