Paçarizi: Problematike që Sejdiu do të zgjidhet president përmes shkeljes së Kushtetutës

31 gusht 2026 | 23:13

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka vlerësuar se gjasat për sigurimin e 80 votave për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president janë rreth 50 për qind, për shkak edhe të pakënaqësive brenda LDK-së.

Paçarizi tha se shqetësimi kryesor është aspekti kushtetues, pasi Kuvendi nuk është konstituuar brenda afateve të përcaktuara.

Sipas tij, edhe zgjedhja e presidentit në këto rrethana do të mund të konsiderohej shkelje e Kushtetutës.

Problemi ligjor, që domethënë kushtetues në këtë rast, është që ne jemi në shkelje kushtetuese. Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar brenda afateve kushtetuese. Cilido veprim që ndërmerret ka me qenë veprim i bërë në shkelje kushtetuese. A ka me pasë kjo shoqëri, a ka me ndërtu konsensus për me shkel Kushtetutën? Ndoshta”, ka thënë Paçarizi në KlanKosova.

Paçarizi theksoi se Sejdiu, si ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë situatë, duke e cilësuar këtë si problem për kandidaturën e tij.

Ai tha se nëse procedura vazhdon në këto rrethana, përgjegjësia për shkeljen kushtetuese do të binte mbi të gjithë deputetët që marrin pjesë në proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing’ të T7, se…