Sot në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, kërkojnë pagat e mbetura

01 shtator 2026 | 08:33

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës do të hyjnë sot në grevë, për shkak të mosrealizimit të pagave të mbetura për një pjesë të muajit korrik 2026.

Sipas njoftimit, greva do të zhvillohet në shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit.

Punëtorët teknikë kanë ndërmarrë këtë veprim sindikal si shenjë pakënaqësie për mospagesën e një pjese të pagave të muajit korrik.

Greva pritet të prekë shërbimet teknike në institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata dhe nëse do të ketë zgjidhje për kërkesën e punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij…