Dhuroi rreth 43 mijë euro, Kim Kardashian ndihmon familjet në kufirin SHBA-Meksikë

01 shtator 2026 | 12:01

Kim Kardashian ka dhuruar 50 mijë dollarë, (rreth 43 mijë euro), për familjet në kufirin SHBA-Meksikë, gjatë mbrëmjes vjetore bamirëse “This Is About Humanity” në Los Angeles.

Ylli 45-vjeçar i reality show-t mori pjesë në aktivitetin e organizatës jofitimprurëse, e cila mbështet familjet e ndara dhe të ribashkuara, duke u ofruar ndihma bazë, shërbime ligjore dhe mbështetje për shëndetin mendor.

Organizata është bashkëthemeluar nga Zoe Winkler Reinis, shoqe e vjetër e Kardashian dhe vajza e aktorit Henry Winkler, shkruan DailyMail.

Kardashian u shfaq në event pa të dashurin e saj, Lewis Hamilton. Për mbrëmjen, ajo zgjodhi një veshje ngjyrë krem, me një xhaketë të shkurtër të lënë pjesërisht të hapur, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

Ajo pozoi pranë Zoe Winkler Reinis dhe u shoqërua me emra të tjerë të njohur të pranishëm në aktivitet.

Mbrëmja e këtij viti nderoi aktorin Wilmer Valderrama, të cilit iu dha një Çmim Humanitar për mbështetjen e tij ndaj organizatës.

Gjatë fjalimit të tij, Valderrama foli për rëndësinë e ndihmës ndaj familjeve dhe fëmijëve që ndodhen në situata të vështira.

Eventi mblodhi fonde për programe që ndihmojnë familjet në kufi, përfshirë mbështetjen ligjore dhe ndihmën ushqimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Ndrecaj B.I shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…