“Ora e Pritjes”, e para në Evropë, fillon numërimin në Dyseldorf (Video)

01 shtator 2026 | 19:37

“Ora e Pritjes”, ka filluar numërimin drejt fundit edhe në Evropë. Qyteti i parë që e bëri këtë akt është Duseldorfi i Gjermanisë, aty ku aktivistë nga Kosova që jetojnë në këtë qytet gjerman, kanë organizuar këtë aktivitet. “Ora..” është vendosur në qendër të këtij qyteti.

Hektor Beqiri, organizator ka thënë se arsye pse është zgjedhur Duseldorfi si vend i pare për ta nisur këtë numërim ka të bëjë me lidhjen që Haga ka me këtë qytet. Familjarët e të akuzuarve, qoftë gjatë shkuarjes apo kthimit nga Haga kanë shfrytëzuar aeroportin e Duseldorfit, si pika më e lehtë për të udhëtuar drejt Holandës.

Beqiri ka njoftuar se shumë shpejt Ora e pritjes do të llogaris kohën deri me 16 shtator edhe në shumë qytete të Evropës. PortaliMagazina.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj, ka reaguar lidhur…