Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
Analisti Dardan Gashi ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në përpjekjet për zhbllokimin e situatës institucionale në Kosovë.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e mundësive për të arritur një marrëveshje politike, por te mungesa e interesimit të Kurtit për ta bërë këtë.
Gashi e kritikoi Kurtin edhe për situatën e krijuar pas disa cikleve zgjedhore, duke thënë se fitimi i zgjedhjeve nuk është i mjaftueshëm nëse nuk mund të ndërtohen institucionet.
“6 ose 7 deputetët sa i ka Aleanca i ka ofruar me kushte, jo për emra… këta 6 që i mungojnë i ka pas prej Aleancës. Po të kishte interes por nuk ka. Ai është duke bërë hajgare me popull që tri palë zgjedhje. Zoti Kurti është i paaftë për të ndertuar intticuionet. Këtu s’i ka ndodhur askujt në botë. Tri palë zgjedhje me i fitu, mos me mund me formu qeverinë, Kuvendin mos me mund me zgjedh presidentin, kjo i ndodh vetëm një njeri të paaftë”, ka deklaruar Gashi.



