Sonte në Gjakovë lansohet “Ora e Pritjes” për çlirimtarët
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të lansojë sonte, nga ora 20:00, në Gjakovë, “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Nëna Terezë”, përballë Hotel “Pashtrikut”, në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa. Në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe drejtuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, si dhe veprimtarë të shumtë të jetës politike e publike.
Në një njoftim drejtuar qytetarëve të Gjakovës, Beqa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen lansimit të “Orës së Pritjes”.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Gjakovës,
Ju ftojmë të lansojmë së bashku ‘Orën e Pritjes’ për çlirimtarët tanë.
Data: 2 shtator
Ora: 20:00
Vendi: Sheshi ‘Nëna Terezë’ (përballë Hotel ‘Pashtrikut’), Gjakovë.
Ky aktivitet është pjesë e nismës së platformës qytetare ‘Liria ka Emër’, e cila po zhvillohet në komunat e Kosovës, nën moton: ‘KOSOVA PO PRET!’
Bashkohuni me ne!”




