Mbi 15 mijë shërbime radiologjike u realizuan gjatë gushtit në QKUK

03 shtator 2026 | 11:30

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë muajit gusht 2026 janë realizuar gjithsej 15,272 shërbime radiologjike, duke dëshmuar një aktivitet të lartë në diagnostikë dhe radiologji intervente.

Shërbimet e ofruara kanë përfshirë një gamë të gjerë ekzaminimesh dhe procedurash diagnostikuese, ndër to radiografinë (RTG), ultratingullin, tomografinë e kompjuterizuar (TK), rezonancën magnetike (RM), si dhe procedura të radiologjisë intervente.

Nga numri i përgjithshëm i shërbimeve, 8,468 ekzaminime janë realizuar përmes radiografisë (RTG), 2,742 përmes ultratingullit, 2,824 përmes tomografisë së kompjuterizuar (TK), ndërsa 1,111 ekzaminime përmes rezonancës magnetike (RM).

Po ashtu, gjatë këtij muaji janë realizuar edhe 127 procedura të radiologjisë intervente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova nuk është përfshirë në listën e Juventusit për…