Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë mbështet marshin ‘Kosova po pret’

03 shtator 2026 | 11:37

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur mbështetjen për marshin për liri me moton “Kosova po pret”, i cili organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”.

Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, me qëllim përcjelljen e një mesazhi qytetar për lirinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

DhTIK-u u ka bërë thirrje bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit, duke shprehur përkrahjen për lirinë, drejtësinë dhe vlerat e luftës për çlirimin e Kosovës.

“DhTIK-u beson se Kosova meriton të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e saj”,  ka njoftuar DhTIK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV)…