Kosova mbyll Taranto 2026 me rekord medaljesh, sonte merr flamurin për ‘Prishtina 2030’
Republika e Kosovës ka përmbyllur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” me nëntë medalje, duke vendosur rekord të ri në historinë e pjesëmarrjes së saj në këto gara.
Bilanci i Kosovës përfshin dy medalje të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.
Medaljet e arta janë fituar nga boksierja Donjeta Sadiku dhe karateisti Islam Selmani.
Në mesin e medalistëve të Kosovës janë edhe xhudistët Laura Fazliu, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha, si dhe peshëngritësi Kianoush Rostami.
Megjithatë, vëmendja sonte do të jetë te “Prishtina 2030”.
Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Mesdhetare në Taranto, flamuri do t’i dorëzohet Kosovës, e cila do të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare, që do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.
Kështu, Kosova jo vetëm që e përmbyll “Taranto 2026” me një bilanc rekord medaljesh, por sonte merr zyrtarisht në dorëzim organizimin e edicionit të ardhshëm të këtyre garave.




