Muhaxheri: Përmbyllet shpërndarja e 65 traktorëve për fermerët

04 shtator 2026 | 08:57

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se është përmbyllur me sukses faza e shpërndarjes së traktorëve për fermerët gjatë këtij viti.

Sipas Muhaxherit, në ciklin e fundit janë dorëzuar edhe 30 traktorët e mbetur, duke e çuar në 65 numrin total të traktorëve të shpërndarë për fermerët e Pejës.

Kryetari i Pejës ka uruar të gjithë përfituesit, duke theksuar përfundimin e këtij procesi të mbështetjes për bujqësinë dhe fermerët lokalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet EFTA-s, që përfshin Zvicrën,…