Kos anuloi vizitën në Beograd, Ischinger: Me të drejtë, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv

05 shtator 2026 | 12:02

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka reaguar pas vendimit të Komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, për të anuluar vizitën e saj në Beograd, pas nderimit që Serbia i bëri kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Ischinger ka vlerësuar se Kos ka vepruar drejt, duke e cilësuar si të neveritshëm nderimin e një personi të dënuar për krime lufte dhe vrasje masive.

“Marta Kos ka plotësisht të drejtë. Çfarë akti i neveritshëm të përpiqesh të nderosh kujtimin e një vrasësi masiv të dënuar. A u ka kërkuar falje Presidenti Vuçiç familjeve të viktimave?” ka shkruar Ischinger.

Reagimi i diplomatit gjerman vjen pas ceremonive në Serbi, ku u nderua figura e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një…