Shqiptarët në Bonn mbështesin platformën “Liria Ka Emër”: Më 5 shtator vendosin “Orën e Pritjes”
05 shtator 2026
| 12:53
Mërgimtarët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare nga rrethina e qytetit të Bonnit në Gjermani kanë vendosur të mbështesin platformën “Liria Ka Emër” dhe të vendosin “Orën e Pritjes”.
Në një takim të mbajtur më 3 shtator 2026, shqiptarët në Bonn kanë shprehur mbështetjen e tyre për platformën “Liria Ka Emër” dhe kanë vendosur që më 5 shtator, në orën 20:00, të vendosin “Orën e Pritjes” në Bonn.
“Takimi i shqiptarëve në Bonn, më 03.09.2026, mbështet platformën ‘Liria Ka Emër’ dhe vendosi që më 05.09.2026, në orën 20:00, të vendosë Orën e Pritjes në Bonn. ‘Kosova po Pret’”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së dhe veprimtarëve shqiptarë në Bonn.




