Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë
Indonezia u zgjua sot herët në mëngjes për shkak të shpërthimit të vullkanit Anak Krakatau.
Agjencia Gjeologjike e Indonezisë tha se ishulli vullkanik i vendosur në Ngushticën Sunda të Indonezisë midis ishujve kryesorë Java dhe Sumatra tregoi shenja aktiviteti dhe shpërtheu për 30 sekonda në orën 3:53 të mëngjesit të dielën.
Nuk pati raportime për viktima dhe nuk u lëshua asnjë urdhër evakuimi. Por agjencia i paralajmëroi banorët dhe vizitorët të qëndrojnë të paktën 3 kilometra nga krateri aktiv i vullkanit.
Hiri vullkanik u përhap në pjesë të kryeqytetit Xhakarta dhe provincës Lampung në majën jugore të ishullit Sumatra, tha Qendra e Indonezisë për Vullkanologji dhe Zbutje të Rreziqeve Gjeologjike.
Për shkak të aktivitetit në rritje nga shpërthimi i malit Anak Krakatau, Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta ka pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimeve./CNA



