Sulm fizik brenda familjes në Klinë, lëndohen dy persona – dërgohen në spital

06 shtator 2026 | 23:01

Një person me probleme mendore ka lënduar dy persona të familjes së tij në fshatin Poterq të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se dy të lënduara janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari për këtë ngjarje është arrestuar.

“Sot rreth orës 19:10, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, aty nga një person me probleme të shëndetit mendor, janë lënduar në forma të ndryshme dy persona të familjes së tij, të lënduarat janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore”, thuhet në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk…