Poezi nga Alfred de Vigny

07 shtator 2026 | 08:55

 Moisiu

 

Dielli po zgjaste tendave mbi kulme

Ato rreze t’pjerrta, ato flak’ me shkulme,

Ato gjurma t’arta që lë ai n’ajri

Gjersa në shtrat rëre të flejë në shkretí.

5      Sikur t’vishte fushat në kuqërrim e ar.

Duke ngjitur Nebon, atë mal të tharë,

Moisiu, njeriu i zotit, pa ndo’i krenari,

Horizontit gjerë poi  hedh një sy.

Shikon më parë Fazgan që është me fiq rrethuar;

10    Pastaj matanë malesh ku syu i ka përshkruar;

Shtrihen Galaad, Efraim, Menase n’tërësi,

Me vendin më pjellor që ata kanë përbrí;

Kah jugu është Juda, i shterpt’ e madhështor,

Që shtrin rërat ku fle deti perëndimor.

15    Më larg, në një luginë nga mbrëmja bërë e zbehtë,

Shfaqet Neftalia kuror ullinjt’ e blertë;

Në fushat me lule madhështore e t’qeta,

Qyteti Jeriko me atopalma t’veta;

Me vargëzim lisash Fushat e Fogorit,

20    Shkurret tufa-tufa shkojnë gjer Segorit.

Ai shikon Kananin e tokën e premtuar,

Ku varri i tij, e di që s’ka për t’u pranuar.

Sheh, e mbi hebrenjtë, t’madhen dorë drejton,

E  kah maj’ e malit udhën rifillon.

25    Fushat e Moabit me rreth të gjerë mbuluar,

I shtyp këmb’ e gjerë e malit t’shenjtëruar,

Bijt’ e Izraelit ngrihen në luginë

Siç trazohet gruri i dendur n’suferinë.

Nga çasti kur vesa njom’ arin e rërave

30    Dhe e lëkund perlën në majat e panjave,

Profeti qindvjeçar rrethuar me nderim,

Moisiu ishte nisur te Zoti në takim.

I ndiqte me sy ai flakt’ e tij të ballit,

E ndërsa arriti gjer në maj’ të malit,

35    Ndërsa balli i tij çau t’perëndishmet re

Që kurorëzonin majat që lart me rrufé,

Mbi altare guri, temjan gjithandej,

Në pluhur përkulur gjashtëqind mijë Hebrenj,

Nën hije t’parfumit nga dielli praruar,

40    Këndon njëzëri kantikën e shenjt’ruar;

Edhe bijt e Levit, sipër turmës ngritur,

Si një dru selvije përmbi rërë vërtitur,

Me harpa ndër duar zërat i shoq’ronin,

Himnin Mbretit Mbretërve qiellit i drejtonin.

45    E me këmbë Moisiu, para Zotit ndal,

Brenda res’ së zez’ i foli ball’ për ballë.

I tha Perëndisë: “Vallë nuk do t’mbaroj?”

Ku vallë dëshiron që unë kështu të shkoj?

Do t’rroj i fuqishëm, vetmitar gjithmonë?

50    Lërmë të fle gjumin e k’saj tokës sonë…

Çfarë kam bërë unë vallë që m’zgjedh për më t’mirë?

Popullin tënd udh’hoqa ku pate ti dëshirë.

Ja që këmb’ e tij prek tokën e premtuar.

Nga ju ësht’ një tjetër ai që ësht’ i ngarkuar,

55    Gjokut t’Izraelit që mban ai nën frë

Librin tim dhe shufër bronzi unë atij i vë.

Përse t’u desh të më thash çdo shpresë,

Pse s’më lë si një njeri pa dije që të mbesë,

Ç’prej malit Horeb gjer Nebos në mbarim

60    Unë nuk munda t’gjej një vend për varrin tim?

Ti mua më ke bërë më t’diturin, mjerisht!

Popullin endacak e kam drejtuar me gisht.

Mbi kokën e mbretërve bëra zjarr të digjet;

E ardhmja në gjunjë do m’adhurojë ligjet;

65    Njeriut unë ia hapa varrin më antik;

Vdekja n’zërin tim gjet’ zërin profetik,

Unë jam shumë i madh, këmbët vë mbi kombe,

E me dorë unë bëj, shpërbëj gjinitë njerëzore.

Zot jam i fuqishëm vetmitar gjithmonë,

70    Lërmë të fle gjumin e k’saj tokës sonë!

“Medet! unë ua di qiejve gjithë sekretet,

Forca e syve të tu nga ti vetë më jepet.

Unë urdhëroj natën tisi që t’i shkyhet;

Goja ime n’emër ka numëruar yjet,

75    Sapo kupës qiellit t’i thërras: ku je?

Secili nxit’ e thotë” “ja qe ku më ke”.

Vë të dyja duart në ball’ të reve unë

Për t’u shterur barkun që kan’ me furtunë;

Nën rërën lëvizëse qytete kam përpirë;

80    E me krah’t e erës mallet i kam fshirë;

Këmba e palodhur më e forta se çdo hapësi;

Lumi i madh ndalon kur unë kaloj aty,

Para zërit tim zërii detit shuhet,

Kur populli im vuan e ligji kur i duhet,

85    Unë i ngre sytë lart, shpirti yt m’vështron;

Toka atëherë dridhet e dielli veç ngurron,

Engjëjt ziliqarë m’adhurojn’ me t’lutur…

Megjithatë, o Zot! Unë nuk jam i lumtur;

M’bëre plak t’fuqishëm, vetmitar gjithmonë,

90    Lërmë të fle gjumin e k’saj tokës sonë!

Sapo që bariun e mbushi fryma juaj,

Njerëzit thanë mes tyre: “Ai na ësht’ i huaj”

Sytë e mi flakë gjith’ sytë i ulin shqim,

Se ata shohin, heu! më shumë se shpirtin tim.

95    Pashë miq’sinë të shteret, dashurinë të tresë;

Virgjërën t’dhunohet, me frikë se mos vdesë.

Duke u mbështjellur në një trung të zi,

Para t’gjithave eca n’trishtim e lavdi,

Thash’ në zemrën time: “Ç’të dësh’roj tani!?”

100  Balli m’ësht’ i rëndë t’fle në ndonjë gji,

Imja dorë lë frikën n’atë dorë që do takojë

Shtrëngatën kam në zë, rrufenë kam në gojë;

Jo veç s’më duan, dridhen gjithashtu,

Dhe kur unë hap krahët ata bien në gju.

105  Zot! Rrojta i fuqishëm, vetmitar gjithmonë,

Lërmë të fle gjumin e k’saj tokës sonë!”

Tash populli priste me frikë mërinë e tij,

Lutej pa parë malin e Zotit plot zili;

N’qoftë se i ngrinte sytë, brinjt’ e zeza t’reve

110  Sillnin e dyfishonin duhmën e rrufeve,

E zjarri vetëtimave verboi gjith’ shikimet,

Bashkë përkulin ballët n’të gjitha drejtimet.

E shpejtë maj’ e malit del pa Moisiun zbuluar…

Që u qa. Duke ecur drejt tokës së premtuar,

115  Zhozui përparonte mendueshëm dhe i zbehtë,

Sepse ishte zgjedhur nga i Plotfuqishmi vet.

 

Përktheu: I. Spahiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni   Kështu, duke lundruar gjithmonë zall më zall, Në…