Fitoi rreth 134 milionë euro në lotari, por më shumë se gjysmën ua dha të tjerëve

07 shtator 2026 | 09:02

Frances Connolly nga Anglia fitoi rreth 134 milionë euro në lotari së bashku me bashkëshortin e saj, Paddy, në vitin 2019. Por, në vend që pasurinë ta shpenzonte për luks, ajo vendosi të dhuronte më shumë se gjysmën e saj.

Punonjësja sociale dhe mësuesja u dha shuma të mëdha parash familjarëve dhe miqve, ndërsa më pas themeloi një fondacion për të ndihmuar komunitetin ku jeton, transmeton Klankosova.

EuroMillions lottery winners, Frances (L) and Patrick Connolly pose during a photocall at the Culloden Hotel near Belfast, on January 4, 2019, after they were unveiled as the winners of the the New Year's day EuroMillions lottery draw. - Frances and Patrick Connolly, from County Armagh, Northern Ireland, won the 114,969,775 million GBP jackpot in the New Year's Day draw. (Photo by Paul FAITH / AFP) (Photo credit should read PAUL FAITH/AFP via Getty Images)

Fondacioni i saj ka financuar projekte për të moshuarit dhe personat e vetmuar, ka blerë karvanë për të rinjtë që kujdesen për familjarët e tyre, ka shpërndarë pako ushqimore dhe ka vendosur defibrilatorë në klube sportive.

Connolly tha se Dolly Parton ishte frymëzim për punën e saj bamirëse.

“Përderisa fëmijët janë të sistemuar dhe kanë mjaftueshëm për të jetuar mirë, nuk e shihja kuptimin ta mbaja gjithë atë pasuri”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mesatare prej 10 anijesh mallrash kaluan nëpër Ngushticën e…