‘Sa hipokrizi’, Deliu i reagon Haxhiut: E përkujton Kushtetutën e Kaçanikut dhe njëkohësisht e mban shtetin në krizë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit ka përkujtuar 36-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut.
Deliu e ka cilësuar këtë si hipokrizi, duke thënë se Haxhiu e përkujton Kushtetutën e Kaçanikut, por njëkohësisht e mban shtetin në krizë.
“Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të flasësh për guximin e delegatëve dhe për themelet e Republikës, ndërsa sot ta mbash shtetin në krizë duke shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin”, ka shkruar Deliu.
Haxhiu: Kushtetuta e Kaçanikut ishte përgjigjja e një populli që kërkonte vetëvendosje



