Ymeri: Tregtimi me rrymë ‘1 me 1’, me tenderë jopublikë, duhet të ndalohet një herë e mirë
07 shtator 2026
| 12:00
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë se 95 për qind e rrymës tepricë nga KEK-u është shitur përmes Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit.
Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur në një kohë kur ka pasur kërkesë për llogaridhënie.
Rrjedhimisht, Ymeri ka deklaruar se tregtimi i mbyllur “1 me 1” i rrymës dhe tenderët publikë me negociata pa urgjencë duhet të ndalen një herë e mirë.
“95% e rrymës tepricë nga KEK-u u shit nëpërmjet Bursës ALPEX gjatë korrikut dhe gushtit. 10.2 milionë euro. E shihni? Kur ka kërkesë për llogaridhënie dhe presion nga të gjithë, gjërat ndryshojnë. Tregtimi i mbyllur “1 me 1” i rrymës dhe tenderët jo publikë e me negociata pa urgjencë duhet të ndalen një herë e mirë. Kjo as që duhet të diskutohet”, ka thënë ajo.



