Të shtëna armësh në Shkup, vritet një 26-vjeçar

07 shtator 2026 | 13:12

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para mesnatës së të dielës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti, rasti ka ndodhur kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motor, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një grupi prej pesë personash në Duqanxhik të Shkupit.

Në njoftim thuhet se, si pasojë e të shtënave, është plagosur 26-vjeçari A.M., i cili më vonë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas MPB-së, në momentin e sulmit, D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, kanë qenë duke qëndruar para vitrinës së një kompanie.

Në atë moment, para tyre është ndalur një motor me dy persona dhe nga aty është hapur zjarr me armë drejt grupit, pas së cilës dy sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB-ja, për momentin, nuk kanë bërë të ditur nëse sulmuesit janë identifikuar, ndërsa mbetet i panjohur edhe motivi i kësaj vepre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self u…