Mblidhen deputetët e LDK-së, Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit
07 shtator 2026
| 13:34
Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur mbledhjen e thirrur për sot.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se partia është mbledhur për përgatitjet lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.
Osmani ka folur para kësaj mbledhjeje, ku temë e diskutimit do të jetë pikërisht vazhdimi i seancës konstituive dhe qëndrimet e partisë për këtë proces.
“I kemi përgatitjet e zakonshme, për këtë jemi mbledhur (përgatitje e seancës konstituive). Pasi ta përfundojmë këtë takim, do të deklarohemi”, ka thënë ajo.



