Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive

07 shtator 2026 | 20:03

Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv.

Ky subjekt ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar, por Klankosova.tv mëson se partia që drejtohet nga Ardian Gjini, do të mbajë nesër mbledhjen e kryesisë e cila nis me fillim nga ora 18:00.

Por, ndryshe do të veprojnë dy subjektet e tjera ish-opozitare PDK dhe LDK, të cilat do të jenë të pranishme në sallën ku do të mbahet seanca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim…