Veteranët e UÇK-së në Gjilan përfitojnë shërbime falas të shëndetit mendor

07 shtator 2026 | 20:12

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar në Gjilan ndërmjet qendrës së specializuar “Pro Mind Care Center”, të udhëhequr nga Dr. Ngadhënjim Rexhepi, dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega Gjilan, me synim forcimin e mbështetjes profesionale për shëndetin mendor të kategorive të dala nga lufta.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, përfituesit nga radhët e veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve do të kenë mundësi të marrin shërbime të shëndetit mendor pa pagesë, në kuadër të marrëveshjes së arritur.

Nisma synon të krijojë qasje më të lehtë në mbështetje profesionale dhe të specializuar, duke i kushtuar vëmendje nevojave individuale të përfituesve dhe duke respektuar parimet e konfidencialitetit, vullnetit të pacientit dhe pavarësisë profesionale të stafit shëndetësor.

Memorandumi përfshin edhe bashkëpunimin me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, duke zgjeruar kështu përfshirjen e kategorive të dala nga lufta në këtë nismë.

Sipas marrëveshjes, mbështetja profesionale do të përcaktohet nga profesionistët shëndetësorë në bazë të nevojave të secilit përfitues.

Nënshkrimi i memorandumit paraqet një hap konkret në drejtim të fuqizimit të kujdesit për shëndetin mendor të kategorive të dala nga lufta, duke ofruar mundësi për trajtim dhe mbështetje profesionale pa barrë financiare për shërbimet e parapara në marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës…