Avokati Bytyqi: Thaçi, e vetmja figurë që mund ta sfidojë Kurtin

08 shtator 2026 | 12:11

Në prag të verdiktit final në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, debati për pasojat që mund të ketë një vendim eventual lirues në skenën politike të Kosovës po merr vëmendje të veçantë.

Për këtë çështje është shprehur edhe avokati Asdren Bytyqi, i cili ka vlerësuar se rikthimi i mundshëm i Hashim Thaçit në Kosovë do të mund të ndikonte ndjeshëm në zhvillimet politike në vend.

“Arsyeja se pse mundet kjo qeveri, në rast se themelohet, nuk do ta shfrytëzojë lirimin eventual të tyre është frika dhe trauma nga pasojat e ndikimit të Thaçit. Si çlirimtar, i pritur në Prishtinë si hero pas një procesi të mundimshëm, do t’i shkundë dhe do t’i tronditë themelet e llogaritjeve për qëndrueshmëri të gjatë në pushtet të këtij pushteti, sepse e vetmja figurë e cila mund të bashkojë, mobilizojë dhe rifreskojë skenën politike, dhe mund ta sfidojë deri në një masë Albin Kurtin, është z. Thaçi”, ka deklaruar Bytyqi në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar sot…