Ambasadori i BE-së takon Listën Serbe, diskutohet për nevojën e pjesëmarrjes aktive të deputetëve serbë në Kuvend

08 shtator 2026 | 16:56

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Zlatan Elek.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së është thënë se gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për nevojën e pjesëmarrjes aktive të Listës Serbe në Kuvend.

“Duke vazhduar angazhimin me subjektet politike në Kosovë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, u takua me kryetarin e LS-së, Zlatan Elek. Ata diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave me shumicë serbe të Kosovës, si dhe nevojën për pjesëmarrjen aktive të LS-së në Kuvend në mbështetje të rrugës së Kosovës drejt BE-së, pavarësisht dallimeve politike”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes…