Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e “53-milionëshit”
09 shtator 2026
| 10:34
Ish-ministri i Infastrukturës Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Dënimi do të ekzekutohet kur vendimi të bëhet i formës së prerë”, deklaroi gjyqtarja Violeta Namani.
Për Lekajn, u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muajsh.
Ai akuzohet për keqpërdorimin e 53 milionë eurove.
Rasti ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.



