Murati: Çështja kryesore është zgjedhja e presidentit, shpresojmë në reflektim nga opozita

09 shtator 2026 | 11:13

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, para seancës konstituive, u shpreh se çështja kryesore është zgjedhja e presidentit, duke theksuar se në të kaluarën institucionet dhe qeveria u formuan në afat rekord, por procesi u bllokua te presidenti, raporton Ekonomia Online.

“Po, për atë punë jemi mbledhur, por siç edhe e dini që çështja e kryesorja është çështja e presidentit. Ne edhe herën e kaluar i kishim formuar institucionet, mirëpo pastaj e patë që tek presidenti ishte problematika, sepse deputetët e opozitës e bllokuan procesin edhe dërguan vendin në zgjedhje. Shpresojmë që do të ketë reflektim. Kandidatin për president e kemi, pra është tepër afër që të gjendet zgjidhja dhe shpresojmë që të ketë reflektim nga deputetët e opozitës”, tha Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti…