Seanca e jashtëzakonshme e Kuvedit nis me një minutë heshtje për Arlindën dhe gratë e vrara
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt dhe grave të tjera të vrara.
Seanca plenare ishte paraparë të fillonte në orën 16:00, pas vrasjes së fundit në Vitomiricë të Pejës.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për rastet e vrasjes së grave, dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësinë institucionale, parandalimin e dhunës në baza gjinore dhe mbrojtjen e jetës së grave.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përmendi përgjegjësinë “e përbashkët” për t’u angazhuar për parandalimin e këtyre rasteve.
“Kjo është një shprehje e respektit dhe e solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parangalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.



