Për LV-ja nuk është problem vetëm Lista Serbe, por edhe Kujtim Shala
09 shtator 2026
| 12:34
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar pasi LDK-ja ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Kërçeli ka rikujtuar deklarimet e Shalës kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e pyetur se votat e kujt po i kërkon tani, kur dëshiron të zgjidhet nënkryetar.



