Avokati Misetiq i ashpër me ZPS-në: Bisedat e Thaçit në paraburgim nuk patën ndikim në botën reale

10 shtator 2026 | 15:40

Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka reaguar lidhur me fjalën përfundimtare në rastin për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Misetiq, duke iu referuar qëndrimit të mbrojtjes së Thaçit, ka deklaruar se rasti ndaj klientit të tij në thelb lidhet me një bisedë të zhvilluar në Njësinë e Paraburgimit dhe se nuk ka pasur ndikim konkret në botën reale.

“Ky rast në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për një bisedë në Njësinë e Paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje faktike te dëshmitarët”, ka shkruar Misetiq në platformën “X”.

Ai ka theksuar se në këtë rast nuk ka asnjë viktimë dhe se, sipas tij, bisedat për të cilat Thaçi po gjykohet nuk kanë prodhuar asnjë pasojë konkrete jashtë njësisë së paraburgimit.

“Nuk ka asnjë viktimë në këtë rast. Prokuroria kërkon që ta dërgoni zotin Thaçi në burg për gjashtë vjet për biseda brenda një njësie paraburgimi, të cilat nuk kanë sjellë asnjë ndikim në botën reale”, ka thënë Misetiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori…