Hoti para seancës: S’kemi arsye ta ndryshojmë kandidatin për nënkryetar
11 shtator 2026
| 11:25
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit, ku pritet të votohet për nënkryetarët.
Hoti ka thënë se LDK-ja nuk ka arsye ta ndryshojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit, duke bërë të ditur se kandidati mbetet Kujtim Shala.
“Një gjë duhet të qartësohet. Kryetari i Kuvendit përfaqëson Kuvendin e Kosovës dhe duhet të ketë njëfarë dakordimi. Ndërkaq, nënkryetarët përfaqësojnë grupet më të mëdha parlamentare. Pra, është diskrecion i yni si LDK të propozojmë personin që na përfaqëson në Kryesinë e Kuvendit. S’kemi arsye që ta ndërrojmë”, ka deklaruar Hoti.
I pyetur nëse pret që sot të konstituohet Kuvendi i Kosovës, Hoti është shprehur optimist.
“Shpresoj që po”, ka thënë ai.



