Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

11 shtator 2026 | 14:32

Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, avokatja e ekipit mbrojtës të Isni Kilajt ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke thënë se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk dëshmojnë synimin kriminal të klientit të saj.

Avokatja ka deklaruar se pretendimi i ZPS-së ndaj Kilajt bazohet në prova që, sipas saj, nuk janë më shumë se spekulime.

“ZPS-ja pretendon se këto prova mbështesin deduktimin e synimit kriminal të zotëri Kilajt në pikën 14. Thelbi i parashtrimeve të mia përbëhet nga tri pika. Së pari, provat në të cilat mbështetet ZPS-ja nuk janë asgjë më shumë se spekulime. Së dyti, edhe nëse materiali i shkurtit përdoret për të nxjerrë deduktime për synimin e zotëri Kilajt në shkurt të vitit 2023, ky deduktim nuk mund të zbatohet edhe për synimin e tij në vizitën e tetorit 2023, pra tetë muaj më vonë. Dhe së treti, sidoqoftë, materiali i vizitës së shkurtit nuk mund të konsiderohet si tregues i synimit të zotëri Kilajt për të marrë pjesë në Grupin Kilaj, i vetmi grup që ka rëndësi lidhur me pikën 14 të akuzës”, është shprehur avokatja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se…