”Ne nuk kemi faj”, thotë Osmani duke hyrë në seancën e Kuvendit
11 shtator 2026
| 14:52
Tashmë, për pak minuta, pritet që të vazhdojë seanca konstituive, e nisur gjatë orës 11:00.
Kuvendi është bllokuar në momentin kur deputetët e VV-së nuk votuan për Vlora Çitakun si kandidate për nënkryetare të Kuvendit.
E tashmë, duke hyrë në Kuvend, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, para mediave është shprehur se ata nuk kanë faj.
“Na nuk kemi faj”, tha Osmani para mediave. Seanca nis pas pak.



