Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së të marrin pjesë në seancën e së dielës
11 shtator 2026
| 15:29
Deputetja e Vetëvendosjes , Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të dielën të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Nagavci ka bërë thirrje veçanërisht ndaj LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të saj për nënkryetar të Kuvendit.
“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në orën 10:00, ashtu siç e ftoi vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, ka deklaruar Nagavci.



